Kush jemi ne

Me ne pranë, punësimi juaj më i sigurtë.

Shkolla jonë është një vend i dashur për nxënësit, e cila konsideron si veprimtari thelbësore të mësuarit dhe praktikën profesionale të nxënësve. Nxënësit janë të përfshirë aktivisht në veprimtaritë e të nxënit dhe praktikat profesionale në mënyrë të pavarur dhe të përgjegjshme.

Nxënës Aktivë
0 +
Nxënës të punësuar
0 +
Sukses
0 %
SHKOLLA E MESME TEKNOLOGJIKE "HYSEN ÇELA"

Rreth Nesh

HISTORIKU

Shkolla Teknologjike u hap në vitin 1968 duke funksionuar si shkollë pa shkëputje nga puna, e cila u ngrit për të plotësuar kërkesat në rritje në ndërmarrjet ekonomike të rrethit të Durrësit për punëtorë të kualifikuar.Në mënyrë që shkolla të plotësonte sa më mirë misionin e saj si shkollë profesionale në vitin 1983-1984 u hapën degët me shkëputje nga puna në sistemin 4 –vjeçar.

MISIONI

Shkolla jonë është e përkushtuar për të siguruar përvoja profesionale dhe arsimore cilësore, në mënyrë që t'i aftësojë nxënësit e saj për të arritur një formim profesional te kualifikuar dhe zhvillim të plotë fizik, intelektual, emocional, shoqëror, kulturor dhe moral.

VIZIONI

Shkolla jonë ka një mjedis motivues. Të nxënët bashkëpunues, përfshirja aktive në proceset e të nxënit, si dhe mësimdhënia e bazuar në burime të reja, që lidhen me metodat dhe strategjitë mësimore, përdoren në klasat laboratoret dhe repartet tona. Mësuesit përpiqen të provojnë dhe të përdorin strategji mësimore dhe praktike dhe janë të hapur për ide të reja progresiste.

DËSHMI

Çfarë thonë nxënësit tanë?

HOTELERI TURIZËM

Qëllimi kryesor i arsimimit profesional në drejtimin “Hoteleri-turizëm” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet në fushën e hotelerisë dhe turizmit”.

TEKNOLOGJI USHQIMORE

Qëllimi kryesor i arsimimit profesional në drejtimin “Teknologji-ushqimore” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me pёrpunimin dhe prodhimin e produkteve ushqimore”.

TEKSTIL KONFEKSIONE

Qëllimi kryesor i arsimimit profesional në drejtimin “Tekstil - konfeksione” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me prodhimin dhe konfeksionimin e veshjeve".

EKONOMI BIZNES

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Ekonomi-Biznes” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen me drejtimin e ekonomisë dhe të biznesit”.

DETARI

Qëllimi kryesor i arsimimit profesional në drejtimin “Detari” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpёrdrejt me detarinë, siç janë marina tregtare, shërbimet portuale, peshkimi, mjetet lundruese të agjencive të zbatimit të ligjit ose sportive etj".

Apliko për tu rregjistruar

Ne besojmë që nxënësit :

  • Duhet te jenë të aftë profesionalisht për t’iu pershtatur nevojave të tregut të punës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
  • Kanë gjithmonë stile të ndryshme të nxëni dhe, natyrisht edhe nevoja të ndryshme për të mësuar.
  • Të gjithë duhet të rriten dhe të zhvillohen me një personalitet të plotësuar.
Shkolla e Mesme Teknologjike "Hysen Cela"
Instructors

Our expert instructors

Shane Warne

Instructor

Avelina Smith

Instructor

John Bond

Instructor

Sophia Smith

Instructor

SHKOLLA E MESME TEKNOLOGJIKE “HYSEN ÇELA”

Kur përmendim shkollën tone që në fillimet e rregjistrimeve për vitin e pare e në vazhdim vëmendja është te qëllimi i vetë jetës ,punësimi .

Një shkollë që siguron dhe krijon punësim ështe sukses , jo vetëm i  një grupi njerëzish ,por ajo i jep siguri e shpresë nje qyteti të tërë !Ndaj themi se arsimi professional  dhuron njerëz të aftë në realitet, ku ky i fundit përcakton ekonomine kudo.

Jemi ne Durrës ! Qyteti me gjirin më të madh detar ,por po kështu me “gjirin “ më mikëpritës të turizmit.Shkolla  jonë është një funksion i patjetërsueshëm mundësish punësimi !

Punësim ,pushime,ushqim,dhe paqje  .A nuk ështe kjo motoja e çdo pushuesi ,i cili e ndjen veten me nisjen e pranverës, verës dhe nisjes së vjeshtes ?!
Ne jemi banorë të një qyteti të cilet ekonominë tonë e përcakton po këtu ,ne “Turizëm “.

Po , por nga ana tjetër ky turizëm ka brenda vetes një energji  punësimi e cila  burimin kryesor dhe të vetëm e merr nga profesionalizmi !

Shkolla “HYSEN  ÇELA “ prej mbi 50 vite bazë e fuqishme të krijuesve të profesionalistëve ka pregatitur dhe ushqyer me staf  në : hoteleri  – turizem dhe jo pak në drejtime të tjera .

Nëse një qytet quhet tregtar kjo vjen nga një shpirt konkurent .Këtë frymë shkolla jonë e përçon!
Madje ajo është e vetmja që numëron numrin më të madh të punonjësve  në realizimin e ekonomise në të gjithë periudhen e vitit duke kulmuar me sezonin turistik.

Shkolla

Mësues profesionalistë ,nëndrejtues , drejtues përbëjne mekanizmin kryesor të gjithë stafit të shkollës sonë ,por dhe të krtijuesve të rinj ,që trashëgojnë përqëndrimin kryesor të së ardhmes.

“Ne “jemi e shkuara e tashmja dhe e ardhme e profesionit dhe profesionalizmit në të gjithë gjenezën e krijimit të identitetit tone” turizmi “.

Nxënës dhe ish nxënës sot janë kamarierë ,kuzhinierë ,shefa kuzhine ,deri ne menaxhues hotelesh duke konkuruar në sipërmarrje !

Gjithshka  nga edukimi dhe mësimi me moto : “Turizmi i bën njerëzit pushues të ndjehen të lumtur “ !
Githshka e ka gjenezën tek arsimi ,”vela” që lundron përjetësisht në qytetin dhe shkollën tonë  ku turizmi është “atdhetar” i pandashëm yni !

Shkolla Teknologjike u hap në vitin  1968  duke funksionuar si shkollë pa shkëputje nga puna, e cila  u ngrit për të plotësuar kërkesat në rritje në ndërmarrjet ekonomike të rrethit të Durrësit për punëtorë të kualifikuar. Shkolla teknologjike ne vitin 1968 e ka zhvilluar procesin  mesimor ne degen “Ushqimore” dhe “Gome-plastike”.

Në vitin 1973 u hap dega “Konfeksione” pa shkëputje nga puna deri në vitin 1981 dhe po në kete vit mbyllet dega  “Gome-plastikë” dhe hapet dega “Kimike” pa shkëputje nga puna për të arsimuar punëtorët e industrisë kimike të qytetit. Degët Ushqimore dhe Kimike pa shkëputje nga puna kanë funksionuar deri në vitin 1993.

Në mënyrë që shkolla të plotësonte sa më mirë misionin e saj si shkollë profesionale në vitin 1983-1984 u hapën degët “Ushqimore” dhe “Teknologji kimike” me shkëputje nga puna në sistemin 4 –vjeçar.

Këto degë deri në vitin 1990 patën arritje sasiore dhe cilësore në përgatitjen e brezit të ri me formim atdhetar-kulturor dhe shprehi praktike.Në ketë periudhë fuqizohet baza materiale e didaktike.

Me ristrukturimin e shkollës në vitin mësimor 1993-1994 u hap dega “Ushqim-Social “ me kohëzgjatje 4 vite e cila funksionoi deri në vitin 1998 ,po në kete vit u hap dhe dega “Konfeksione “ me sitemin 3- vjeçar, e cila në vitin 2006  kaloi në sistemin 5 – vjeçar.

Viti 1996 – 1997 shënoi hapjen për herë të parë të degës  “Hoteleri Turizëm”  me sistem 3 – vjeçar e cila në vitin 2000 kaloi me sistem 5 – vjeçar (3+2) me synim  përgatitjen e punëtorëve të kualifikuar në fushën e shërbimit ,duke ju përgjigjur zhvillimit të vrullshëm të turizmit në vendin tonë.

Baza e fuqishme materiale në kuzhinë e restorant si dhe binjakëzimi me Dhomën e Zanateve “Blois”në Francë në vitin 1996 luajtën një rol të rëndesishëm në përvetësimin më të plotë të njohurive teorike të marra dhe formimit të shprehive praktike. Përfaqësuesit francezë kontribuan konkretisht me bazën materiale duke ngritur restorantin dhe kuzhinën me pajisje bashkëkohore si dhe duke dhënë edhe asistencë teknike me specialistë francezë që kanë punuar me mësuesit dhe nxënësit tanë.

Në vitin 1998 – 2001  një grup mësuesish specialistë të degës Hoteleri – Turizëm u specializuan në Francë, duke përmirësuar nivelin e mësimdhënies dhe të praktikave profesionale

Në vitin 2003 u hap dega 3 – vjeçare  e Peshkimit me kërkesën  e “Shoqatës së Peshkimit”,  si kërkesë e kohës  për tregun e punës në këtë sektor, e cila  vazhdoi deri në vitin 2009. Në vitin 2014 u rihap kjo degë me sistemin 2+1+1 dhe janë rregjistruar  31 nxënës.Ne vitin shkollor 2015-2016 ne klasën e X-të, Detari u regjstruan 64 nxënës kërkesë kjo e tregut të punës dhe me mbeshtetjen e projektit Italian i cili u pasua me binjakëzimin e shkollës sonë me shkollën profesionale të bashkuar të peshkimit “Remo Brindisi” via Boiardo 10, 44029 Comacchio Lido degli Estensi, FERRARA,Itali.

Në vitin 2009 u hap dega e re 2+2  Ekonomi-Biznes, e cila iu përgjigj kërkesave në fushën e ekonomisë në biznesin privat dhe atë shtetëror.

Sot po punohet  në drejtimet : Hoteleri – Turizëm,Tekstil –  Konfeksion, Teknologji  Ushqimore , Detari me sistemin e ri 2+1+1 dhe dega Ekonomi-Biznes  2+2 duke përdorur metoda të përparuara të mësidhënies, për të fituar shprehi të mira si nԥ fushën e teorisë dhe të praktikës profesionale.Metodat bashkëkohore të mësimdhënies ndikojnë ndjeshëm në rritjen e cilësisë  së nxënësve, duke i dhenë atyre mundësinë për përftimin e kompetencave më të qëndrueshme profesionale  e duke i bërë më kompetitivë e të kërkuar në tregun aktual të punës.

 

Shkolla pësoi rindërtim total në vitin 2015

Shkolla ju  nënshtrua një rindërtimi total ku punimet përfunduan në vitin  2015, ndërkohë që në krah të saj u ndërtua edhe një godinë e re në ndihmë të procesit mësimor dhe praktikës së nxënësve.Arsimi profesional në këtë vit pati një impakt dhe një fokus të veçantë për shkak të tregut të punës që kërkon profesionistë të rinj në drejtime të ndryshme.

Mjediset e reja të shkollës “ Hysen Cela “  dhe godina e re kanë kushtuar rreth 1.8 milion euro, fond i akorduar nga Bashkimi Evropian.

Nderkohe qe pas termetit te 26 nentorit shkolla pesoj demtime gje qe solli nderhyrjen per rikonstruksion e cila perfundoi  ne vitin 2021 me mbështetjen e “EU 4 Schools”, programi më madh i rehabilitimit të institucioneve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit Ky projekt që po zbatohet u zbatua nga PNUD, Bashkimi Europian (European Union in Albania) kjo nderhyrje solli qe shkolla e riparuar do të jetë më rezistente ndaj lëkundjeve, në përputhje me Eurocode 8, do të ketë sistem ngrohje funksional dhe ndriçim të përshtatshëm. Ndërsa 12 laboratorët e kësaj shkolle do jenë të pajisura me mjete mësimore dhe materiale për kryerjen e punëve praktike dhe për të stimuluar procesin e nxënies stimuluar procesin e nxënies.

Një shkollë e cila pasqyron të ardhmen e sistemit edukativo-arsimor. Model i cili kujdeset, nxit dhe integron në vete këto vlera: nxënësit të kenë një mjedis të sigurt shkollor,të zhvillojnë etjen për të mësuar dhe mendimin kritik. Të zbulojnë talentet dhe prirjet e tyre, të zhvillojnë një kod moral personal shumë të forte. Të mësojnë e të kujdesen për të tjerët, të marrin përgjegjësi  .

Shkolla jonë është e përkushtuar për të siguruar përvoja profesionale dhe arsimore cilësore, në mënyrë që t’i aftësojë nxënësit e saj për të arritur një formim profesional te kualifikuar dhe zhvillim të plotë fizik, intelektual, emocional, shoqëror, kulturor dhe moral.Ne pranojmë që secili nxenes duhet të arrijë në shkollë një plotësim të kënaqshëm profesional , në mënyrë që të jetë i kualifikuar dhe të japë kontributin e tij në shoqëri.

Ne besojmë që nxënësit :

  • Duhet te jenë të aftë profesionalisht për t’iu pershtatur nevojave të tregut të punës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
  • Kanë gjithmonë stile të ndryshme të nxëni dhe, natyrisht edhe nevoja të ndryshme për të mësuar.
  • Të gjithë duhet të rriten dhe të zhvillohen me një personalitet të plotësuar.

Ne besojmë që të nxënit :

  • Është një proces që vazhdon gjatë gjithë jetës.
  • Është më rezultativ, kur zhvillohet në një mjedis pozitiv të nxëni dhe praktike profesionale.
  • Duhet të jetë motivues, i larmishëm dhe që merr parasysh nevojat individuale të nxënësve.

Ne besojmë që mësuesit :

  • Përpiqen të japin një edukim për nxënësit, i cili, natyrisht, bazohet dhe ka një përfundim bazuar në vite studimi dhe cikle shkollore.
  • Duhet të vazhdojnë të nxënë, të rriten dhe të zhvillohen edhe ata profesionalisht nga bashkëveprimi me nxënësit e tyre.
  • Duhet të mbajnë dhe të freskojnë vazhdimisht stilet e tyre të frytshme të mësimdhënies   dhe të të nxënit.

Ne besojmë që mësimdhënia :

  • Siguron përvoja që nxitin dhe sigurojnë rritje te aftësive profesionale te nxënësit për të përmbushur plotësht kualifikimin e tyre.
  • Është gjithmonë një sfidë për mësuesit, të cilët kërkojnë cilësi të lartë arritjeje te nxënësit.
  • Është përherë e mirëplanifikuar, duke siguruar kështu mundësi për një zhvillim të frytshëm të saj.

Ne besojmë që shkolla :

  • Kujdeset për mbarëvajtjen dhe zhvillimin profesional te nxënësve.
  • Bazohet dhe e zhvillon veprimtarinë e saj duke bashkëpunuar me biznesin dhe komunitetin brenda dhe jashtë shkollës.
  • Siguron materiale dhe mjedise të përshtatshme për të nxënit.
  • Është e interesuar për interesat më të mira të nxënësve të saj.

Ne besojmë  prindërit :

  • Luajnë një rol të rëndësishëm si partnerë në procesin e edukimit në shkollë.
  • Janë përgjegjës për nxitjen e fëmijëve, në mënyrë që ata të përgatiten në vijimësi para se të vijnë në shkollë.
  • Janë të përfshirë në mënyrë aktive në veprimtaritë dhe programet e shkollës, por në mënyrë të veçantë me mësuesit kujdestare .
  • Janë të vetëdijshëm për rolin e tyre në edukimin e fëmijëve të tyre.

Shkolla jonë është një vend i dashur për nxënësit, e cila konsideron si veprimtari thelbësore të mësuarit dhe praktikën profesionale të nxënësve. Nxënësit janë të përfshirë aktivisht në veprimtaritë e të nxënit dhe praktikat profesionale në mënyrë të pavarur dhe të përgjegjshme. Nxënësit janë komunikues të mirë dhe kanë aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve te ndryshme praktike ,profesionale dhe në të menduarit kritik.

Mësuesit e teorisë dhe praktikës së shkollës tonë punojnë së bashku si një ekip i vetëm dhe janë të hapur për idetë dhe pikëpamjet e njëri tjetrit .

Drejtuesit e shkollës janë mbështetës shumë të mirë të mësuesve dhe nxënësve.Ata janë vërtet udhëheqës, të cilët theksojnë vazhdimisht anët pozitive dhe i udhëzojnë vazhdimisht ata. Ata ndjekin në vijimësi arritjet profesionale të nxënësve dhe të mësuesve.Kjo ka ndihmuar në krijimin e një klime pozitive në shkollë.Në të gjitha veprimtaritë e shkollës, drejtuesit tanë janë të përfshirë aktivisht dhe në mënyrë të dukshme.

 

Shkolla jonë është krenare për përfshirjen prindërore në shkollë.Prindërit janë mbështetës të saj.

Ata kanë të gjitha mundësitë për të shprehur idetë dhe pikëpamjet e tyre mbi shkollën, duke patur, kështu, një rol madhor në procesin e vendimmarrjes së shkollës.Ata shpeshherë janë të përfshirë në veprimtaritë shkollore dhe praktikat profesionale.

Shkolla jonë bashkëpunon me biznesin duke i ofruar mundësi praktike të ushtrimit të profesionit nxënësve dhe më pas mundësi punësimi .

Shkolla jonë ka një mjedis motivues .Nxënësit mësojnë dhe praktikohen lehtësisht në këtë mjedis të cilin e respektojnë.Ne u kemi krijuar mundësinë nxënësve që të zhvillojnë rritjen e tyre profesionale sipas profileve te tyre .Kurrikula që zbatojmë është në përputhje të plotë me kërkesat e kurrikulës zyrtare te arsimit profesional dhe pershtatet mjaft mirë me kërkesat e tregut të punës. .

Të nxënët bashkëpunues, përfshirja aktive në proceset e të nxënit, si dhe mësimdhënia e bazuar në burime të reja, që lidhen me metodat dhe strategjitë mësimore, përdoren në klasat laboratoret dhe repartet tona.

Mësuesit përpiqen të provojnë dhe të përdorin strategji mësimore dhe praktike dhe janë të hapur për ide të reja progresiste.

Pavarësia në të nxënë stimulohet për të gjithë nxënësit. Shkolla jonë përdor dhe burime të nxëni jashtë shkollës, duke kryer praktikat profesionale shpesh jashtë reparteve të shkollës, te cilat shërbejnë për rritjen profesionale të nxënësve.

Nxënësit tanë, në mbarim të shkollës, janë profesionalisht të aftë për tu përballur me tregun e punës .Ata janë të aftë të integrohen në tregun e punës, të marrin përgjegjësitë e tyre, si dhe të ndërmarrin veprime në jetë.

Shkolla jonë i mëshon më shumë rritjes profesionale të nxënësve. Nxënësit tanë kanë dëshmuar se janë të suksesshëm dhe të dobishem në profesionin e tyre duke kontribuar për shoqërinë, kur kanë dalë në jetë.

Shkolla