DREJTIMI TEKNOLOGJI-USHQIMORE
Qëllimi kryesor i arsimimit profesional në drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli II –IV i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me pёrpunimin dhe prodhimin e produkteve ushqimore”.
Për të realizuar këtë shkolla profesionale u krijon nxënësve:
- mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
- mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë,shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
- mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
- mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
- mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional,si dhe vlerat morale;
- mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
- mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.
Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional ”Teknologji ushqimore”, niveli II-IV i KSHK(Korniza Shqiptare e Kualifikimeve), e pajis nxënësim me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar (ndihmës) nё ndёrmarrje tё ndryshme të teknologjisë ushqimore (të pёrpunimit tё qumёshtit, mishit, frutave dhe perimeve, ullirit, drithit e brumrave, si dhe të prodhimit të pijeve.
Pas përfundimit të nivelit të II të KSHK, nxënësi mund të vazhdojë studimet në nivelin e III të KSHK në një prej profileve të drejtimit “Teknologji Ushqimore”, dhe e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit të kualifikuar.
Me vijimin e mëtejshëm të arsimit profesional edhe në nivelin IV të KSHK, nxënësi fiton ”Maturën shtetshtetore profesionale” me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare ose pas të mesmes. si dhe me certifikatën çertifikatën e teknikut/menaxherit për veprimtaritë në fushën e teknologjisë ushqimore.
Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t’i drejtohet tregut të punës për punësim nё të gjitha bizneset që disponojnë baxho,kantina,minifabrika, fabrika për prodhimin e produkteve ushqimore.
Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e manaxhimit dhe prodhimit të produkteve ushqimore të sigurta dhe cilësore.
- PROFILI TEKNOLOGJI E PËRPUNIMIT TË BRUMRAVE
Mundësitë e punësimit:
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Teknologji e përpunimit të brumrave”, niveli III i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës në industrinë ushqimore si fabrika mielli, buke, fabrika biskotash, në punishte e furra buke të kapaciteteve te vogla si dhe në mjaft reparte ndihmëse të përpunimit të brumërave.
Kompetencat/aftesitë e fituara në këtë profil:
- Të interpretojë dokumentacionin teknik të profesionit.
- Të vlerësojë lëndët e para dhe ato ndihmëse.
- Të përdorë dhe mirëmbajë makineritë dhe paisjet në linjat e prodhimit të brumërave.
- Të prodhojë miellin, harmonizojë sipas teknologjisë së prodhimit.
- Të përgatisë receptura për asortimente të ndryshme të prodhimeve të brumit.
- Të kryejë llogaritje për përcaktimin e temperaturave te ujit dhe brumit.
- Të programojë parametrat e aparaturave e makinerive në linjat e prodhimit të miellit dhe prodhimeve prej brumi.
- Të përgatisë brumin në brumëgatuese me metodat direkte dhe indirekte.
- Të kryeje analiza cilësore për përcaktimin e kohës së përfundimit të përgatitjes së brumit.
- Të kryejë formimin e brumit me formuese dhe në mënyrë manuale, dekorime të ndryshme.
- Të kontrollojë procesin e fermentimit të brumit.
- Të kryejë procesin e pjekjes së bukës, asortimenteve të ndryshme, picave dhe biskotave sipas kartës teknologjike.
- Të prodhojë bukë masive, asortimente me miell gruri sipas procesit teknologjik.
- Të prodhojë asortimente të ëmbla me miell gruri dhe asortimente të tjera me miellra të ndryshëm.
Apliko për tu rregjistruar
Ne besojmë që nxënësit :
- Duhet te jenë të aftë profesionalisht për t’iu pershtatur nevojave të tregut të punës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
- Kanë gjithmonë stile të ndryshme të nxëni dhe, natyrisht edhe nevoja të ndryshme për të mësuar.
- Të gjithë duhet të rriten dhe të zhvillohen me një personalitet të plotësuar.
