DREJTIMI HOTELERI TURIZËM

Qëllimi kryesor i arsimimit profesional në drejtimin “Hoteleri-turizëm”, niveli II-IV i KSHK (Korniza Shqiptare e Kualifikimeve), është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet në fushën e hotelerisë dhe turizmit”.

Për të realizuar këtë shkolla profesionale u krijon nxënësve:

  • mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
  • mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë,shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
  • mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
  • mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
  • mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional,si dhe vlerat morale;
  • mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
  • mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.

Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional ”Hoteleri-turizëm”, niveli II-IV i KSHK,e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit gjysmë të kualifikuar (ndihmës) në këtë drejtim. Ky kualifikim i jep nxënësit mundësi t’i drejtohet tregut të punës si ndihmës nё sektorin e hoteleri turizmit (bare, restorante, mensa, vetëshërbime agjenci kateringu,hotele, agjenci turistike, zyra informacioni, spitale, (HORECA) etj).

Pas përfundimit të nivelit të II të KSHK, nxënësi mund të vazhdojë studimet në nivelin e III të KSHK në një prej profileve të drejtimit “Hoteleri-turizëm”, dhe e  pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit  të kualifikuar.Me vijimin e mëtejshëm të arsimit profesional edhe në nivelin IV të KSHK, nxënësi fiton ”Maturën shtetshtetore profesionale” me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare ose  pas të mesmes si dhe me certifikatën e menaxherit në fushën e hoteleri-turizmit.

  1. PROFILI KUZHINË-PASTIÇERI

Mundësitë e punësimit:

Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional “Kuzhinë-pastiçeri”, niveli III në KSHK, e pajis individin me Dëftesën e përfundimit të këtij niveli si dhe me Certifikatën e aftësimit profesional, të punonjësit të kualifikuar në këtë kualifikim, i cili njihet në territorin e  Republikës së Shqipërisë.

Ky arsimim i jep mundësi individit t’i drejtohet tregut të punës si kuzhinier dhe si pastiçier në restorante dhe pastiçeri të ndryshme në industrinë e mikpritjes.

Kompetencat/aftesitë e fituara në këtë profil:              

  • Të kryejë procese përgatitore në kuzhinë dhe pastiçeri.
  • Të hartojë planin e prodhimit ne kuzhinë.
  • Të përgatisë buljone,supra.
  • Të përgatisë salca të nxehta dhe të ftohta.
  • Të përgatisë asortimente me mish, shpendë dhe kafshë të egra, peshk dhe prodhime deti.
  • Të përgatisë brumra specialë, rizoto, menu për bankete, menu për kokteje.
  • Të përgatisë garnitura me perime dhe brumra.
  • Të gatuajë asortimente tipike shqiptare.
  • Të përgatisë shurupe, kisele, zhele, marmelata, prevede, gliko.
  • Të përgatisë kremra në pastiçeri, brumra në pastiçeri.
  • Të dekorojë ushqimet në kuzhinë dhe pastiçeri sipas rregullave të estetikës.
  • Të zbatojë elementet e marketingut në veprimtarinë e kuzhinës dhe pastiçerisë.
  • Të kryejë llogaritje ekonomike në veprimtarinë e kuzhinës dhe pastiçerisë.
  • Të mirëmbajë mjetet dhe mjedisin e punës, inventarizimin e mjeteve tё punёs.
  1. PROFILI  BAR-RESTORANT

Mundësitë e punësimit:

Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Bar-Restorant”, niveli III i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës si barist dhe si kamarier në bare dhe restorante të ndryshme në industrinë e mikpritjes.

Kompetencat/aftesitë e fituara në këtë profil:              

  • Të kontrollojë punët parapërgatitore për pritje dhe bankete brenda dhe jashtë restorantit.
  • Të zbatojë metodat e shërbimit në restorant, ushqim dhe pije në dhomën e klientit
  • Të shërbejë në bankete,pritje,bufe,pushim kafeje, aktivitete jashtë restorantit dhe hotelit;
  • Të kryejë flambime në sy të klientit,filetime,gatime
  • Të hartojë dhe interpretojë menunë;
  • Të mirëmbajë inventarin e pijeve në bar, pajisjeve dhe mjetet e punës në bar
  • Të përgatisë kartën e pijeve (listë menunë) e barit;
  • Të përgatisë pije mikse të ngrohta me bazë kafeje dhe alkol në bar;
  • Të përgatisë pije aperitive, pije dixhestive,alkoolike dhe joalkoolike në bar
  • Të zbatojë elementet e marketingut në shitjet në bar dhe restorant;
  • Të zbatojë rregullat etikës dhe estetikës në shërbimet e barit dhe restorantit;
  • Të inventarizojë mjetet dhe pajisjet në vendin e punës;
  • Të kryejë llogaritje të thjeshta ekonomike në veprimtarinë e barit dhe restorantit;
  • Të mirëmbajë mjetet dhe mjedisin e punës;
  1. PROFILI SHËRBIME NË HOTEL DHE RESTORANT

Mundësitë e punësimit:

Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Shërbime në hotel dhe restorant”,Niveli III i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional.Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës si punonjës i specializuar në sektorë të ndryshëm (kuzhinë, restorant, bar, housekeeping dhe recepsion) në industrinë e mikpritjes.

Kompetencat/aftesitë e fituara në këtë profil: 

  • Të shërbejë nё restorant sipas metodave tё shёrbimit;
  • Të shërbejë pijet në restorant dhe bar;
  • Të përgatitë sallën për aktivitete tё ndryshme nё restorant;
  • Të kryejë filetime në tavolinën e klientit;
  • Të përgatisë kartën e pijeve (listë menunë) e barit,pijet mikse, ushqime të vogla shoqëruese;
  • Të përgatisë pije mikse në bar;
  • Të zbatojë elementet e marketingut në shitjet në bar, restorant, recepsion;
  • Të zbatojë rregullat e higjienës në vendin e punës;
  • Të zbatojë rregullat etikës dhe estetikës në shërbimet e barit, restorantit etj.;
  • Të hartojë dhe interpretojë menunë nё restorant;
  • Tё pёrgatitё asortimente nё kuzhinё me prodhime organike të zonës;
  • Të përgatitë ushqime me mish, peshk, prodhime deti, shpendë dhe kafshë të egra;
  • Tё pёrgatitё brumra dhe asortimente me to, asortimente të pastiçerisë;
  • Të kryejë llogaritje të kostove tё produkteve nё kuzhinё, bar dhe restorant;
  • Tё paketojё ushqimin e klientёve pёr udhёtime;
  • Të kryejë shërbime në recepsion, veprime të thjeshta financiare nё recepsion;
  • Të orientojë klientët për vizita, udhëtime dhe argëtim në zonë;
  • Të kryejë shërbime pastrimi në hotel etj.

Apliko për tu rregjistruar

Ne besojmë që nxënësit :

  • Duhet te jenë të aftë profesionalisht për t’iu pershtatur nevojave të tregut të punës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
  • Kanë gjithmonë stile të ndryshme të nxëni dhe, natyrisht edhe nevoja të ndryshme për të mësuar.
  • Të gjithë duhet të rriten dhe të zhvillohen me një personalitet të plotësuar.
Shkolla e Mesme Teknologjike "Hysen Cela"