DREJTIMI DETARI

Qëllimi kryesor i arsimimit profesional në drejtimin “Detari”, niveli II –IV i KSHK, është“zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpёrdrejt me detarinë, siç janë marina tregtare, shërbimet portuale, peshkimi, mjetet lundruese të agjencive të zbatimit të ligjit, mjeteve lundruese për qëllime argëtimi, etj.

Për të realizuar këtë shkolla profesionale u krijon nxënësve:

  • mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
  • mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë,shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
  • mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
  • mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
  • mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional,si dhe vlerat morale;
  • mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
  • mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.

Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional ”Detari”, niveli II i KSHK, e pajis Nxënësin me certifikatën e punonjësit gjysmë të kualifikuar (ndihmës) në këtë drejtim.
Ky kualifikim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës në mjetet lundruese të marinës tregtare, tё peshkimit dhe të agjencive të zbatimit të ligjit, nё shërbimeve portuale, nё ekonomitë e rritjes artificiale të peshkut, si dhe në stabilimentet e ruajtjes dhe shpërndarjes së peshkut për treg.
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Peshkim”, niveli III i KSHK, e pajis nxënësin me çertifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional.

Ky arsim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u imbarkuar në një mjet lundrimi në cilësinë e:
-peshkatarit të kualifikuar në anije peshkimi deri në 24 metra gjatësi,
-motoristit në anije peshkimi me fuqi motorike deri në 750 kW,Ai ka të drejta pjesmarrjeje në shërbim si në kuvertë ashtu edhe në sektorin e makinerisë përkatësisht me çertifikatën e kompetencës (sipas Rreg. IV/1), me çertifikatën e kompetencës (sipas Rreg. II/6) si përdorues Radio i Kufizuar (GMDSS) të Konventës STCWF-’95 të lëshuar nga Administrata Detare dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ose në impiante të përpunimit të peshkut.

Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё drejtimin “Detari”, niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale dhe me Çertifikatën e teknikut në Detari, si dhe mbas një përvoje pune në det me anijet dhe në sektorin përkatës, jo më pak se dymbëdhjetë (12) muaj, nxënësi fiton të drejtën për t’u pajisur nga Administrata Detare edhe me Çertifikatën e kualifikimit si zv. Kapiten në anije Peshkimi Rreg. II/4 dhe/ose mekanik Shërbimi në anije peshkimi Rr. II/5 sipas Konventës Ndërkombëtare të STCWF-’95i dhe/ose Marinar Kuverte Rreg. II/5 dhe/ose Motorist Rreg. III/5 sipas Konventës Ndërkombëtare të STCW’78ii e ndryshuar.

Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në një:

  • mjet lundrimi për qëllime tregtare;
  • mjet lundrimi mbi 24 m gjatësi për qëllime peshkimi;
  • mjet lundrimi të shërbimit portual;
  • mjet lundrimi bregdetar të agjensive të zbatimit të ligjit në det;
  • stabiliment të mbledhjes dhe/ose përpunimit të produkteve ujore;
  • mjet lundrimi për qëllime kënaqësie të lundrimit bregdetar;
  • mjet lundrimi bregdetar për qëllime kërkimore-shkencore;
  • pikë shërbimi mirëmbajtje dhe riparimi për veglat e peshkimit;
  • fermë të rritjes artificiale në ujërat e ëmbla, njelmëta ose bregdet;
  • Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin pas të mesëm ose në nivelin e studimeve universitare.
  1. PROFILI  PESHKIM

Mundësitë e punësimit:

Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Peshkim”, niveli III i KSHK, e pajis nxënësin me çertifikatën e punonjësit të kualifikuar në këtë profil profesional.

Ky arsim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës për t’u imbarkuar në një mjet lundrimi në cilësinë e:
-peshkatarit të kualifikuar në anije peshkimi deri në 24 metra gjatësi,
-motoristit në anije peshkimi me fuqi motorike deri në 750 kW,Ai ka të drejta pjesmarrjeje në shërbim si në kuvertë ashtu edhe në sektorin e makinerisë përkatësisht me çertifikatën e kompetencës (sipas Rreg. IV/1), me çertifikatën e kompetencës (sipas Rreg. II/6) si përdorues Radio i Kufizuar (GMDSS) të Konventës STCWF-’95 të lëshuar nga Administrata Detare dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ose në impiante të përpunimit të peshkut.

Kompetencat/aftesitë e fituara në këtë profil:

  • Tё konceptojё planin pёr hapjen e njё bisnesi tё vogёl nё veprimtaritё profesionale të sektorit të peshkimit.
  • Tё kryejё llogaritje tё thjeshtëa ekonomike qё lidhen me veprimtaritё profesionale të sektorit të peshkimit.
  • Të bëjë organizimin e vogël të punësnë proceset e përgatitjes teknike për lundrimin e anijes për qëllime peshkimi
  • Të interpretojë, plotësojë dhe përgatisë dokumentacionin teknik bazë të të sektorit të peshkimit.
  • Të kryejë detyrat e shërbimit në urën e komandës në lundrim, qëndrim në spirancë dhe gjatë gjuetisë.
  • Të komunikojë me radio sipas standarteve të sistemit të global detar të rrezikut (GMDSS).
  • Të përdorë paisjet radio navigacionale për qëllime të lundrimit të sigurtë dhe të gjuetisë së peshkut.
  • Të kryejë detyrat e shërbimit dhe punimet ndihmëse elektromekanikenë lokalin e makinerisë.
  • Të kryejëmatje tankesh dhe transferim të mbetjeve hidrokarbure tek impiantet e grumbullimit portual.
  • Të punojë në grup për kryerjen sa më të rregullt të procesit të gjuetisë me disa mënyra.
  • Të kryejë riparime të thjeshta të veglave të gjuetisë të dëmtuara nga gjuetia në anije.
  • Të kryejë procedura të përpunimit të peshkut.
  • Të zbatoje standartet e sigurisë dhe shëndetit në punë në anije gjatë lundrimit, gjuetisë, punës në temperatura mjaft të ulta dhe për riparimin e veglave të dëmtuara nga gjuetia.

Apliko për tu rregjistruar

Ne besojmë që nxënësit :

  • Duhet te jenë të aftë profesionalisht për t’iu pershtatur nevojave të tregut të punës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
  • Kanë gjithmonë stile të ndryshme të nxëni dhe, natyrisht edhe nevoja të ndryshme për të mësuar.
  • Të gjithë duhet të rriten dhe të zhvillohen me një personalitet të plotësuar.
Shkolla e Mesme Teknologjike "Hysen Cela"