Rregjistrimet ne Shkollen e Mesme Teknologjike "Hysen Cela" kane filluar! RREGJISTROHU

Shkolla e Mesme Teknologjike "Hysen Cela"
Shkolla e mesme teknologjike
  • HYSEN ÇELA
  • RREGJISTROHU
    • APLIKIM SI PUNËDHËNËS
    • APLIKIM SI PUNËKËRKUES
  • PROGRAMET E STUDIMIT
    • HOTELERI TURIZËM
    • TEKNOLOGJI USHQIMORE
    • TEKSTIL KONFEKSIONE
    • EKONOMI BIZNES
    • DETARI
  • RRETH NESH
    • NJËSIA E ZHVILLIMIT
    • STAFI AKADEMIK
    • TRANSPARENCA
  • BLOG
    • EVENTE
  • KONTAKT
    • FAQs

“Taverna e Adriatikut”, Festivali durrsak i shijes dhe agroturizmit

Shkolla e mesme teknologjike > Blog > AKTIVITETE > “Taverna e Adriatikut”, Festivali durrsak i shijes dhe agroturizmit
  • AKTIVITETE

Për herë të dytë, në Durrës po zhvillohet panairi “Taverna e Adriatikut”, që tërheq një numër të lartë vizitorësh, banorë dhe turistë.

Gjatë ceremonisë hapëse, Gentian Kallmi, nënkryetar i Bashkisë Durrës, duke ftuar qytetarë dhe turistë të shijojnë gjithçka ofrohet në panair, po dhe muzikën, u shpreh se duke parë interesin e operatorëve ekonomikë panairi synon të kthehet në një traditë të përvitshme, çdo sezon turistik. 

Kantinat e verës, agroturizmet, prodhuesit e vajit të ullirit, mjaltit dhe artizanët e ndryshëm ofruan një përvojë të paharrueshme për vizitorët. Stenda e librit dhe guidave turistike ishte gjithashtu e pranishme.

Panairi shfaq një larmi artikujsh, nga punimet tradicionale me grep dhe rruaza deri te bizhuteritë dhe suveniret e vogla. Nuk mungon as “Bukuroshja e Durrësit” e qendisur nga një artizane plot ngjyra dhe dashuri. Produktet e detit dhe të agroturizmit ishin ndër më të preferuarat, me prodhime të freskëta dhe receta tradicionale durrsake.

“Falenderoj bashkinë pasi ky panair është një dritare mundësie për të promovuar produktet tona. Ndryshe nga vendasit që mund ta kenë plotësuar më parë nevojën e tyre për konsum dhe vijnë kryesisht për të degustuar, turistët e huaj janë të interesuar dhe kërkojnë informacion dhe e blejnë vajin tonë të ullirit, duke vlerësuar cilësinë dhe vlerat e tij për organizmin. Përpiqemi t’i kënaqim dhe ofrojmë gjithçka duan”, thotë njëri nga vëllezërit Canaj që e kanë kthyer në brand vajin e tyre të ullirit përmes punës së përkushtuar dhe të vazhdueshme.

“Ne jemi krenarë që mund të shfaqim punimet tona artizanale dhe të kontribuojmë në ruajtjen e traditave tona. Nuk është e lehtë puna e dorës. Kërkon mund dhe pasion”, u shpreh një nga artizanet pjesëmarrëse në panair.

Vizitorët shijuan jo vetëm ushqimet dhe pijet lokale, por edhe muzikën e argëtimin. Vallet e Shqipërisë së Mesme nga trupa e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, pjesët në violinë dhe muzika e bukur nga Urban Band e DJ, si dhe këngët e kënduara nga talentet e rinj të qytetit, si Lizarda Beqiraj etj. gjallëruan këtë aktivitet duke e kthyer në një festë të vërtetë.

“Ky panair është një mënyrë e shkëlqyer për të shijuar dhe festuar pasuritë, traditën e Durrësit”, u shpreh një sipërmarrëse në fushën e turizmit.

Nxënësit dhe mësuesit e shkollës së mesme profesionale “Hysen Çela” të Durrësit, së bashku me drejtuesen e tyre nuk munguan as në këtë panair, duke ofruar gatime tradicionale shqiptare duke nisur nga prodhimet e detit, tava e peshkut, fërgesa, perimet e mbushura dhe qoftet e mishit deri te keku dhe reçelrat e ndryshëm. Nxënësit, që servirnin këto gatime për vizitorët e shumtë që ndaluan në stendën e tyre, ofruan dhe informacion mbi shkollën teksa shfaqnin aftësitë e tyre të fituara gjatë procesit mësimor në hoteleri, turizëm dhe teknologji ushqimore.

“Ky panair na jep mundësinë të tregojmë atë që kemi mësuar dhe të kontribuojmë në promovimin e qytetit tonë. Shkolla jonë është shumë e mirë. Të pajis me aftësi, profesione që kërkohen shumë në tregun e punës”, u shpreh një nga nxënëset pjesëmarrëse në panair.

Atmosfera festive në shëtitoren bregdetare “Taulantia” do të vijojë dhe mbrëmjen e së shtunës, duke ofruar më shumë mundësi për vizitorët që të shijojnë ofertat e shumta.

Operatorët ekonomikë dhe turistikë shpresojnë që panairi “Taverna e Adriatikut” të kthehet në një traditë dhe të përfshihet në kalendarin e eventeve turistike të qytetit.

Tags: Durrës Hoteleri-Turizem Hysen Çela panair Taverna e Adriatikut

Post navigation

Previous Post
Next Post

Recent Posts

  • Bashkëpunim me bizneset
    December 13, 2024
  • Përgatitja për provimin PISA
    December 7, 2024
  • Festat e Nëntorit
    November 29, 2024

Categories

  • AKTIVITETE
  • BLOG
  • DETARI
  • EDUKIM
  • EKONOMI-BIZNES
  • HOTELERI-TURIZËM
  • KONFERENCA
  • NJOFTIME
  • TEKNOLOGJI-USHQIMORE
  • TEKSTIL-KONFEKSIONE
  • VET for Western Balkans

Archives

  • December 2024
  • November 2024
  • October 2024
  • September 2024
  • August 2024
  • July 2024
  • June 2024
  • May 2024
  • April 2024

Meta

  • Log in
  • Entries feed
  • Comments feed
  • WordPress.org
logo

Shkolla jonë është një vend i dashur për nxënësit, e cila konsideron si veprimtari thelbësore të mësuarit dhe praktikën profesionale të nxënësve.

RRJETET SOCIALE
  • YouTube
  • TikTok
  • HYSEN ÇELA
  • RRETH NESH
  • PROGRAMET E STUDIMIT
  • BLOG
  • EVENTE
  • Privacy Policy

POSTIMET E FUNDIT

  • Bashkëpunim me bizneset
    December 13, 2024
  • Përgatitja për provimin PISA
    December 7, 2024
Shkolla

KONTAKT

  • Lagjia 16, Rruga "Mbreti Gert", Prapa Stadiumit "Niko Dovana"

  • hcelamp@yahoo.com

  • +355 692883344

Jeni të mirëpritur!
© 2024. All Rights Reserved