Konferenca kombëtare “Profesioni rruga e sigurtë drejt turizmit elitar” me mbështetjen e projektit “Vet 4 Western Balcans ” organizuar nga shkolla e mesme teknologjike “Hysen Çela”.
Promovimi dhe qasja e nxënësve të klasave të 9-ta drejt arsimit profesional si edhe zhvillimi i turizmit në qytetin e Durrësit dhe në Shqipëri, ishte qëllimi kryesor i kësaj konference.Nderuan me pjesëmarrjen e tyre nënkryetari i Bashkisë Durrës, drejtoresha e ZVA Durrës, dekani i fakultetit të ekonomisë Shkëlqim Fortuzi ,drejtues të shkollave 9 vjecare të qytetit të Durrësit, operatorë turistikë që bashkëpunojnë me shkollën .
MINISTRIA E EKONOMISË, KULTURËS DHE INOVACIONIT
AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE
SHKOLLA E MESME TEKNOLOGJIKE “ HYSEN ÇELA “ DURRËS
Raport mbi zbatimin e konferencës.
PROMOVIMI DHE QASJA E NXËNËSVE TË SHKOLLAVE 9-VJEÇARE
DREJT PROFESIONIT,
ZHVILLIMI DHE PROMOVIMI I LLOJEVE TË TURIZMIT NË SHQIPËRI
Durrës, më 30 prill 2024
Hotel Palace,Rruga: Pavarësia 54, Durrës

Qëllimi I aktivitetit
Promovimi I shkollës profesionale, qasja e nxënësve të shkollave 9-vjeçare drejt profesionit si dhe promovimi I llojeve te turizmit.
Ndër vite Shkolla e Mesme Teknologjike “Hysen Çela” ka realizuar një punë të shkëlqyer për promovimin e drejtimeve profesionale që ofron shkolla. Numri I nxënësve që zgjedhin arsimin professional ka qënë në rritje ndër vite.
Ndër drjtimet me numrin më të madh të nxënësve do të veçojme drjetimin Hoteleri-Turizëm, kjo për vetë faktin që qyteti I Durrësit është një qytet turistik dhe vitet e fundit ka qën atraksion turistik nga turistë të vëndeve të huaja jo vetëm në sezonin veror por edhe gjatë gjithë vitit duke qënë se ofron një gamë të gjërë atraksionesh kulturore historike.
Një ndër pikat startegjike të menaxhimit të punës në shkollën profesionale është dhe bashkëpunimi I ngushtë që ka shkolla me bizneset dhe jo vetëm por dhe më institucionet e pushtetit vendor apo institucionet e tjera që kanë në fokus profesionin dhe turizmin.
Duke marrë parasysh lobimin për promovimin dhe bashkëpunimin që realizon shkolla me institucionet, u mendua me shumë vlerë organizimi I një konference ku në fokus ka promovimin si të shkollës profesionale ashtu dhe të llojeve të turizmit.
Konferenca u zhvillua në ambientet e Hotel Palace Durrës.
Të ftuar në konferencë ishin:
- Përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit dhe Formimit Profesional (AKPA)
- Amarilda Thërrmija Drejtore e ZVA DURRËS
- Perfaqesues i Bashkise
- Përfaqësues i Turizmit pranë Bashkisë Durrës
- Përfaqësues i Pushtetit Vendor
- Përfaqësues të biznesit
- Përfaqesues i qarkut Durres
- Mësues dhe nxënës të dy shkollave “Hysen Cela” dhe “Hamdi Bushati “
- Drejtues dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare .
- Përfaqësues i ZVA Durres
- Përfaqësues i AKPA
- Ish nxënës dhe ish nxënëse të shkollës tregojnë historitë e tyre
Takimi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së shkollës Znj.Blerina Dervishi, e cila uroi mirëseardhjen të gjithë personave pjesmarrës. Pasi prezantoi secilin prej te ftuarve, shpalosi qëllimin për të cilin po organizohej ky takim.
Më pas fjalën ia kaloi drejtoreshës së ZVA-së Znj.Amarilda Thërrmija e cila gjithashtu përshëndeti dhe foli mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shkollave profesionale dhe shkollave të arsimit 9-vjeçar.
Nënkryetari I bashkisë së Durrësit pas fjalës përshëndetëse foli mbi rëndësinë e turizmit kryesisht në qytetin tone dhe se sa me ndikim ka qënë arsimi professional në në mbështetje të zhvilllimit të biznesit në sektorin turistik. Ai ofroi mbështetje dhe bashkëpunim për projektet në të ardhmen.
Gjithashtu Z.Shkëlqim Fortuzi Dekan I Fakultetit të Eknomikut si dhe Z.Agim Karai drejtor I Qëndrës së Formimit Profesional folësn mbi kërkesat në tregun e punës në sektorin e turizmit.
Drejtoreshat e shkollave 9-vjeçare u shprehën të kënaqura nga bashkëpunimi me shkollën tonë, të cilat vetë jana angazhuar në promovimin e shkollave profesionale madje kanë qënë vetë ata që sëbashku me nxënësit e shkollave të tyre janë bërë pjesmarrëse në ditët e dyerve të hapura të organizuara nga shkolla profesionale Hysen Çela.
I pranishëm si rast suksesi por dhe si përfaqsues biznesi ishte dhe Z.Arjan Braholli I cili është një ish nxënës I shkollës Hysen Çela dhe sot tashmë zotëron një prej prej bizneseve më të suksesshme në drejtimin hotelier. Ai tregoi se sa I rënësishëm ka qënë për të formimi professional dhe nxitja për të arritur me tej në këtë drejtim.
Gjatë këtij takimi të dy shkollat “Hysen Cela” dhe “Hamdi Bushati “ treguan për eksperiencat e tyre gjate trajnimit në qytetin Donostia – san Sebastian në Spanjë në kuadër të projektit Vet4westernballkans , ku morën pjesë mësues dhe nxënës të shkollave.
Në fokus të këtij trajnimi ishin:
- Shkëmbimi eksperiencave
- Praktika në biznes
- Trajnime me shkollën profesionale Cebanc
- Rritje profesionale dhe kujtime te bukura
Në vazhdimësi të konferencës u prezantua dhe një ndër projektet e iniciuar nga vetë nxënësit ku ka si qëllim të ndihmojë turizmin në Durrës. Ky projekt konsiston në krijimin e një faqe web ku turistët do të marrin jo vetëm informacion mbi pikat turistike, hotelet, baret e restorantet por dhe do tu ofrohet guidë falas nga vetë nxënësit e drejtimit Hotelier të shkollës sonë. Informacioni mbi këtë project do të shpërndahet nëpërmjet një QR I cili do të ngjitet në vende startegjike si, stacion autobuzi, taksije, pranë portit dhe shumë vëndeve të tjera për të arritur sa më shpejtë në ndihmë të turistëve.
Ky projekt u duartrokit fort nga të gjithë përfaqsuesit dhe kryesisht nga përfaqsuesit e turizmit të zyrave të Bashkisë Durrës të cilët shfaqën interes dhe ofruan bashkëpunim për ta çuar më tej këtë project të nxënësve të shkollës Hysen Çela.
Kryesisht temat e trajtuara në këtë konferencë ishin:
Ø Kërkesat në rritje të tregut të punës
Ø Si do të ndikojë pushteti lokal në promovimin e shkollës
Ø Bashkëpunimi shkollë –biznes
Ø Ekserienca shkollore dhe ajo e punësimit të maturantëve dhe kërkesat e tyre ndaj biznesit
Ø Promovimi i llojeve të turizmit në qytetin e Durrësit
Ø Promovimi i kualifikimeve profesionale që shkolla ofron
Ø Si realizojnë orët e edukimit në karrierë në shkollat 9-vjeçare
Ø Identifikimi i pikave të forta dhe të dobëta
Ø Si mund të përmirësojmë bashkëpunimin me shkollat profesionale dhe anasjelltas
Pas fjalës mbyllëse të drejtoreshës së shkollës të këtij takimi të suksesshëm, të ftuarit u shoqëruan në ambientet e restorantit për të konsumuar drekën të përgatitur për to.
Falenderojmë donatorët e këtij projekti të cilët mundësuan realizimin i cili ishte mjaftë i vlefshëm për shkollën Hysen Çela si dhe pjesmarrësit e pranishëm në këtë takim.



































