NJËSIA E ZHVILLIMIT
Misioni i njësisë së zhvillimit të AFP-së
Njësia e zhvillimit, e cila ngrihet e funksionon pranë çdo institucioni ofrues i AFP është një strukturë e brendshme e cila angazhohet me hartimin, zbatimin e mbikëqyrjen e veprimtarive dhe projekteve zhvillimore të institucionit, në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të brendshme dhe rritjes së cilësisë, me qëllimin përfundimtar permbushjen e misionit te institucionit ofrues në bazë të parimeve bazë të AFP dhe planit zhvillimor .
Në përmbushje të misionit të saj, Njësia e Zhvillimit ka objektivat dhe synimet e mëposhtme:
- Mbështetjen e funksionimit të ofruese të AFP si institucione që gëzojnë autonomi, bashkëpunojnë me aktorët në sistem dhe përshtasin proceset e instrumentet e brendshme në funksion të përmbushjes së misionit e objektivave dhe rritjes së cilësisë.
- Rikonceptimi i imazhit dhe rolit të AFP si i orientuar nga kërkesa e tregut të punës dhe zhvillimet e fundit në sektorët ekonomikë, shkencë e teknologji.
- Mbështeja e institucionit në punën për përgatitja e nxënësve/kursantëve me aftësitë e nevojshme dhe të kërkuara në tregun e punës duke synuar punësueshmërinë e tyre
- Lehtësimin e përfshirjes së gjithë stafit të ofruesve AFP në përmbushjen e funksioneve parësore (si aftësimi teorik e praktik përmes programeve të orientuara nga tregu të ofruara në mënyrë efektive, eficiente dhe me në qendër nxënësin e kursantin) dhe mbështetëse (si administrimi, zhvillimi i stafit, marrëdhient me bizneset, hartimi dhe menaxhimi i projekteve zhvillimore, makretingu institucional, orientimi në karrierë, gjurimi i nxënësve/kursantëve etj.).
Njësia e Zhvillimit do të jetë pjesë përbërëse e sistemit të menaxhimit të institucionit ofrues të AFP dhe do të mbulojë funksionet mëposhtme:
- Zhvillimin e vazhduar profesional të mësimdhënësve brenda institucionit;
- Analizon rregullisht nevojat për zhvillimin e vazhduar professional
- Harton planin e veprimtarive për zhvillimin e vazhduar professional pa cenuar procesin mesimor
- Kordinon procesin e zbatimit te planit te zhvillimit të vazhduar professional
- Mbikqyr dhe vlerëson ecurinë e procesit të zhvillimit të vazhduar professional
- Kordinon dhe mbështet zhvillimin e vazhduar professional të mesuesve dhe instruktorëve të sapoemëruar
- Zhvillimin e kurrikulave në nivel ofruesi;
- Kordinon dhe drejton procesin e hartimit dhe përshtatjes së vazhdueshme të kurrikulës kombëtare në nivel ofruesi të AFP me nevojat rajonale të tregut të punës
- Mbështet personelin mësimdhenës në hartimin e planeve të mësimdhënies dhe të instrumentave të vlerësimit të vazhduar dhe të provimeve përfundimtare.
- Kordinon organizimin e proceseve të vleresimit në ofruesin e AFP
- Kordinon vleresimin e zbatueshmërisë së kurrikulës në nivel ofruesi.
- Krijimin e lidhjeve ndërmjet ofruesit dhe partnerëve socialë (biznesit);
- Shkëmben informacion nëpërmjet takimeve periodike e vizitave ne mjediset e biznesit
- Kordinon nevojat e institucionit per kryerjen e praktikave profesionale të nxënësve me mundësinë e kapaciteteve e bizneseve
- Mbledh informacion nga bizneset dhe partnerët për vlerësimin dhe rishikimin e vazhdueshëm të ofertës së institucionit me qëllim adresimin e duhur të nevojave lokale e rajonale të tregut të punës për të përmirësuar ofertën ekzistuese ( drejtime, profile module, kurse afatshkurtëra ) ose zhvilluar ofertë të re
- Identifikon biznese të reja me qëllim zgjerimin e rrjetit të bashkëpunëtorëve partner social.
- Krijon e mirmban një bazë të dhënash ku të jenë të regjistruara informacione kontakti dhe informacione të tjera me rendësi për mbajtjen e lidhjeve .
- Harton planin / grafikun e praktikave profesionale në biznese
- Promovon ofruesin e AFP të bizneseve në rajon
- Ndërton marrdhenie me partner të tjerë social në rajon dhe më gjërë.
- Orientimin për karrierë të nxënësve/ kursantëve;
- Sigurohet që kandidatët për nxënës , prindër dhe komuniteti kanë informacion të mjaftueshëm mbi natyrën e profesionae dhe kualifikimeve që ofrohen
- Kontribuon në procesin e regjistrimit dhe të hartimit të procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve për programe të AFP
- Sigurohet që nxënësit kanë informacion tëmjaftueshëm për zgjedhjen e profilit sipas strukturës së programit të kualifikimit
- Në bashkëpunim me kordinatorin/en për marrëdhenie me biznesin qëndron I informuar dhe orienton nxënësit dhe prindërit e tyre me tregun e punës , mundësitë për karrierë dhe punëdhënësit e mundshëm , nivelet e pagave etj.
- Hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore;
- Identifikon burimet e mundshme financiare për projekte zhvillimi
- Përgatit propozimet për projecte të integruara në planin strategjik të ofruesit të AFP
- Kordinon organizimin zbatimin dhe raportimin e projekteve të zhvillimit
- Raporton tek drejtuesit e institucionit dhe bordi drejtues i ofruesit
- Zhvillimin e marketingut të ofruesit;
- Kordinon hartimin dhe zbatimin e planit të marketingut duke e integruar edhe në planin vjetor të ofruesit të AFP
- Lehtëson marrëdheniet me publikun në bashkëpunim me drejtorin e ofruesit të AFP dhe kordinatorët etjerë të njësisë së zhvillimit
- Koncepton ,përgatit dhe kordinon zbatimin e veprimtarive të ndryshme për të promovuar praninë, ofertën dhe përfaqësimin e ofruesit të AFP në nivele të ndryshme.
- Mbledhjen e të dhënave të gjurmimit në nivel ofruesi.
- Kordinon dhe drejton procesin e mbledhjes së të dhënave për nxënësit që kanë ndjekur arsimin professional.
- kordinon dhe drejton procesin e mbledhjes së të dhënave të gjurmimit në mënyrë periodike në nivel ofruesi.
- Krijon dhe mirëmban bazën e të dhënave me informacionet nga rezultatet e gjurmimit
- Analizon të dhënat nga gjurmimi duke garantuar trajtimin kofidencial të të dhenave individuale
- Kordinon raportimin dhe komunikimin e rezultateve nga gjurmimi tek palët kyce të interest
- Kordinon dhe mbështet procesin e përdorimit të rezultateve në nivel ofruesi.