Veshjet popullore tradicionale jane pa dyshim nje nga manifestimet me te fuqishme te kultures e tradites shqiptare.
Ato jane trasheguese te shume elementeve te cilat vijne nga lashtesia dhe na tregojne bashkejetesen perkrah kulturave mes popujve. Me mbeshtetjen e Qendres Muzeore te Durresit ne kuader te promovimit te vlerave kulturore te qytetit tone ,
Nen drejtimin e mesueseve,vajzat e drejtimit ” Tekstil- Konfeksion”,klasa e XI-te kane realizuar veshje te antikitetit gershetuar me stil modern.
Duke ecur keshtu nen hapat e mbretereshe Teutes ato kane sjelle nje risi te prezantuar ne arenen e Amfiteatrit te qytetit turistik te Durresit.
Vajzat tona bukuroshe e duararta sfiluan te veshura me krijimet e tyre duke promovuar vlerat e lashta antike e mjedisore te qytetit.
Promovimi i trashegimise kulturore te Durresit antik lidhet ngushte ne kete rast me promovimin e arsimit profesional e ne vecanti te drejtimin tekstil-konfeksion jo vetem ne qytetin e Durresit por ne te gjithe Shqiperine.
Falenderim per Qendren muzeore te Qytetit te Durresit te cilet na krijuan mundesine e zhvillimit te ketij aktiviteti ne Amfiteatrin e qytetit .
E gjithe kjo ne kuader te projektit Vet for Western Balkans .
Play Video