Ndizet Shkolla e Mesme Teknologjike me ngjyrat e flamurit kuq e zi me rastin e festave të nëntorit.
Nxënësit prezantuan një aktivitet kulturor dhe artistik ku interpretuan poezi, këngë e valle me frymë patriotike e atdhetare.
Sfilata e vajzave me veshjet me ngjyra dhe motive kombëtare të qepura dhe stiluara nga duarartat e drejtimit Konfeksione ishte një shpërthim i vlerave, freskisë, profesionalizmit dhe sensit të përkatësisë.
Gatimet tradicionale dhe ato bashkëkohore nga nxënësi e drejtimeve Kuzhinë dhe Pastiçeri i bënë një prezantim të shkëlqyer shkollës në fushën e kulinarisë.
























