Në kuadër të Javës së Praktikave Profesionale, nxënëset e drejtimit Tekstil–Konfeksion realizuan me mjeshtëri qepjen e veshjes tradicionale të Shqipërisë së Mesme.
Nxënëset punuan me përkushtim për krijimin e elementeve karakteristike të kostumit popullor, duke treguar aftësi, kujdes ndaj detajeve dhe dashuri për vlerat tona kombëtare.













