Durrës, hapen regjistrimet pranë shkollës së mesme teknologjike “Hysen Çela”
Në shkollën e mesme teknologjike “Hysen Çela” në Durrës kanë nisur regjistrimet për nxënësit që duan të ndjekin studimet pranë kësaj shkolle, në një nga 5 degët profesionale që ajo ofron.
Prej rreth 10 ditësh regjistrimet kanë nisur online në portalin e-Albania, por të gjithë prindërit dhe nxënësit e interesuar mund të paraqiten këto ditë pranë ambienteve të shkollës për ta parë atë nga afër, kabinetet, për t’u takuar me stafin pedagogjik e pse jo për të marrë edhe gjithë asistencën e nevojshme për regjistrimin.
