Vizitë nga kryebashkiakja dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit
Kryebashkiakja dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, erdhën sot në shkollën e mesme profesionale “Hysen Çela” ku mbi 400 nxënës kualifikohen në degët hoteleri-turizëm, gjë që u siguron punësim të menjëhershëm.
Vizituam mjediset e shkollës dhe bashkëbiseduam me nxënësit dhe mësuesit duke theksuar rëndësinë e orientimit të të rinjve drejt profesioneve. U vëzhguan nga afër laboratorët e ndryshëm të shkollës dhe ambientet e praktikës ku nxënësit ushtrojnë profesionin e tyre.


















