DREJTIMI EKONOMI BIZNES
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Ekonomi-Biznes”, niveli II-IV i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar nëveprimtari profesionale që lidhen me drejtimin e ekonomisë dhe të biznesit”. Zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit,kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gadishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi.
Për të realizuar këtë shkolla profesionale u krijon nxënësve:
- mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
- mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë,shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
- mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
- mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
- mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional,si dhe vlerat morale;
- mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
- mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.
Përfundimi me sukses i arsimit profesional në drejtimin “Ekonomi-Biznes”, niveli II i KSHK,e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar në këtë drejtim profesional.Ky arsimim profesional i jep nxënësit mundёsi t’i drejtohet tregut të punës si punonjës gjysëm i kualifikuar nё njësi ekonomike të ndryshme për kryerjen e veprimtarive që lidhen me fushën e ekonomisë dhe të biznesit, si edhe të vetëpunësohen në ndërmarrje të biznesit të vogël.
Përfundimi me sukses i arsimit profesional në profilin “Llogari” niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e nivelit menaxherial në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep nxënësit mundёsi t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar si punonjës i administratës,(arkëtar, ekonomist i mesëm për kryerjen e veprimtarive që lidhen me mbajtjen e llogarisë në njësi ekonomike të ndryshme.
Me përfundimin e suksesshëm të këtij niveli, nxënësi fiton njëkohësisht edhe diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve të larta universitare, si edhe të arsimit pas të mesmes.
- PROFILI LLOGARI
Mundësitë e punësimit:
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Llogari”, niveli i IV në KSHK, e pajis individin me Certifikatën profesionale të nivelit së bashku me Suplementin e certifikatës profesionale të nivelit të punonjësit të kualifikuar/menaxher në këtë profil profesional, të cilat njihen në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ky arsimim i jep mundësi individit t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në ndërmarrje të ndryshme private/shtetërore për mbajtjen e llogarive.
Gjithashtu, individi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e tregtisë për mbajtjen e llogarive.
Kompetencat/aftesitë e fituara në këtë profil:
Të kryejë detyra që lidhen me procesin e prodhimit:
- Të kontribuojë për hartimin e planeve të prodhimit.
- Të dokumentojë shpenzimet e prodhimit.
- Të llogarisë shpenzimet e prodhimit
- Të llogarisë kosto totale dhe për njësi.
- Të llogarisë dhe planifikojë rezervat e ndërmarrjes.
Të kryejë veprime në fushën e shitjeve:
- Të kontribuojë në studimin e tregjeve globale dhe konkurruese të shitjeve.
- Të mbajë korrespondencë zyrtare në fushën e shitjeve, sipas rregullave ndërkombëtare dhe në gjuhë të huaj.
- Të identifikojë klientët aktualë dhe potencialë në fushën e biznesit.
- Të kryejë shitje dhe dokumentojë ato.
- Të pranojë dhe përpunojë reklamime për shitjet e kryera.
Të kryejë veprime në fushën e blerjeve:
- Të kontribuojë në studimin e tregjeve globale dhe konkurruese të blerjes.
- Të identifikojë furnitorët aktualë dhe potencialë në fushën e biznesit.
- Të krahasojë oferta, vendosë dhe ruajë marrëdhëniet me furnitorët.
- Të përzgjedhë dhe përfshijë, në kontratat e blerjes, kushte të ndryshme të lëvrimit dhe pagesave.
- Të dokumentojë dhe regjistrojë blerjet.
- Të kryejë blerjet për personelin e njësisë ekonomike.
Të kryejë veprime që lidhen me krijimin e ndërmarrjes dhe regjistrimin e saj:
- Të kontribuojë në kryerjen e studimeve për krijimin e ndërmarrjes dhe në hartimin e planeve të thjeshta të biznesit.
- Të përcaktojë formën juridike të ndërmarrjes, në vartësi të kushteve dhe kërkesave të krijuesve të saj.
- Të hartojë planin e biznesit.
- Të hartojë dokumentet e themelimit të ndërmarrjes.
- Të kryejë veprimet e liçencimit dhe regjistrimit të ndërmarrjes dhe të hartojë të gjithë dokumentacionin përkatës.
Të kryejë veprime në fushën e burimeve njerëzore:
- Të kontribuojë në planifikimin dhe rekrutimin e personelit, në përputhje me nevojat.
- Të zbatojë procedurat për rekrutimin e personelit, në përputhje me nevojat për të.
- Të dokumentojë personelin dhe lëvizjet e tij sasiore dhe cilësore.
- Të hartojë listëpagesa pagash e sigurimesh.
- Të rregullojë marrëdhëniet me personelin, sigurimet shoqërore dhe shtetin.
Të kryejë procese pune në zyrën e kontabilitetit:
- Të kryejë regjistrimet kontabël të themelimit dhe regjistrimit të ndërmarrjeve.
- Të kontabilizojë shpërblimet, blerjet, shitjet, pagesat, arkëtimet, kreditë, lëvizjet e aktiveve afatgjata.
- Të vlerësojë pasurinë e ndërmarrjes .
- Të kryejë procedurat dhe kontabilizimet e mbylljes vjetore.
- Të hartojë bilancin përfundimtar dhe pasqyrat që e shoqërojnë atë.
- Të kryejë analiza të treguesve të rentabilitetit dhe atyre financiare.
- Të kryejë kontabilizime kostosh.
Të kryejë veprime të fushës së marketingut:
- Të kontribuojë në përpunimin dhe realizimin e koncepteve dhe fushatave të thjeshta reklamash.
- Të kontribuojë në përpunimin e identitetit të ndërmarrjes dhe realizimin e tij.
- Të kontribuojë në hartimin e materialeve informuese dhe promocionale në vartësi të llojit të veprimtarisë së ndërmarrjes dhe produkteve të
- Të kontribuojë në planifikimin dhe realizimin e promocionit të ndërmarrjes dhe produkteve të saj.
Të mbajë dhe rregullojë marrëdhëniet me organet tatimore:
- Të deklarojë TAP, TVSH, TF duke plotësuar deklaratat përkatëse.
- Të zbatojë procedurën për rregullimin e marrëdhënieve me shtetin për sa i takon TAP, TVSH, TF.
- Të kuadrojë me zyrat e tatimeve vendore ose qendrore.
- Të respektojë afatet dhe shlyejë detyrimet.
Apliko për tu rregjistruar
Ne besojmë që nxënësit :
- Duhet te jenë të aftë profesionalisht për t’iu pershtatur nevojave të tregut të punës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
- Kanë gjithmonë stile të ndryshme të nxëni dhe, natyrisht edhe nevoja të ndryshme për të mësuar.
- Të gjithë duhet të rriten dhe të zhvillohen me një personalitet të plotësuar.
