Me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në shkollën e mesme profesionale “Hysen Çela” ku mbi 400 nxënës kualifikohen në degët hoteleri-turizëm, gjë që u siguron punësim të menjëhershëm.Vizituam mjediset e shkollës dhe bashkëbiseduam me nxënësit dhe mësuesit duke theksuar rëndësinë e orientimit të të rinjve drejt profesioneve. -Emiriana Sako (Kryetare e Bashkisë Durrës)