Të dashur nxënës!
Ju urojmë një fillim të mbarë dhe të suksesshëm në vitin e ri shkollor 2025-2026. Shfrytëzoni çdo ditë për të fituar dije dhe aftësi që do t’ju shoqërojnë në jetë.
Të nderuar mësues!
Ju falënderojmë për përkushtimin dhe dijen që udhëheq çdo hap të nxënësve drejt formimit profesional e intelektual.
Të dashur prindër!
Ju falënderojmë për mbështetjen e vazhdueshme dhe për besimin tek arsimi profesional.
Urim i veçantë shkon për nxënësit e klasave të 10-ta, që zgjodhën arsimin profesional si rrugën e së ardhmes.
Suksese të gjithëve!
Drejtoria e Shkollës “Hysen Çela”





