400 nxënës kualifikohen në Hoteleri-Turizëm
Me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në shkollën e mesme profesionale “Hysen Çela” ku mbi 400 nxënës kualifikohen
Shkolla Teknologjike u hap në vitin 1968 për të plotësuar kërkesat në rritje në ndërmarrjet ekonomike të rrethit të Durrësit për punëtorë të kualifikuar ku edhe sot vazhdon të përmbushë misionin e saj.
Shkolla jonë është një vend i dashur për nxënësit, e cila konsideron si veprimtari thelbësore të mësuarit dhe praktikën profesionale të nxënësve. Nxënësit janë të përfshirë aktivisht në veprimtaritë e të nxënit dhe praktikat profesionale në mënyrë të pavarur dhe të përgjegjshme.
Qëllimi kryesor i arsimimit profesional në drejtimin “Hoteleri-turizëm” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet në fushën e hotelerisë dhe turizmit”.
Qëllimi kryesor i arsimimit profesional në drejtimin “Teknologji-ushqimore” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me pёrpunimin dhe prodhimin e produkteve ushqimore”.
Qëllimi kryesor i arsimimit profesional në drejtimin “Tekstil - konfeksione” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me prodhimin dhe konfeksionimin e veshjeve".
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Ekonomi-Biznes” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen me drejtimin e ekonomisë dhe të biznesit”.
Qëllimi kryesor i arsimimit profesional në drejtimin “Detari” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpёrdrejt me detarinë, siç janë marina tregtare, shërbimet portuale, peshkimi, mjetet lundruese të agjencive të zbatimit të ligjit ose sportive etj".
Arsimimi dhe diplomimi ne Shkollen e Mesme Teknologjike "Hysen Çela" ne degen Hoteleri Turizem me dha mundesine te zhvilloja praktiken ne nje nga restorantet me prestigjoze ne Durres si "Splendit Restorant"e me pas te punesohesha si Menaxhere salle ne "Empire Beach Restaurant".
Pas ketyre pervojave te suksesshme fillova studimet e larta ne Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë ne fushen Gazetari dhe Komunikim, profili ekonomik,aktualisht viti i trete bachelor.
Kurrikula e gjimnazit ishte nje faktor i rendesishem per mua kryesisht per fitimin e aftesive komunikuese dhe menaxheriale te cilat ishin ndihme per te arritur me pas ne Report tv si praktikante ne prezantim pjesmarrese ne emisione te ndryshme per te rinjt si Next ne Vizion plus gjithashtu dhe pjese e staffit te marketingut ne disa biznese private.
Do tju sugjeroja te rinjve te zgjedhin arsimin profesional sepse eshte rruga e duhur per te ardhmen dhe ndjekjen e endrrave te tyre.
Arsimimi ne shkollen profesionale "Hysen Çela" ishte nje hap shume i madh ne karrieren time kjo per arsye sepse u rrita profesionalisht ne degen "Hoteleri Turizem" e cila beri te mundur arritjet e mia duke punuar ne hotelet me pese yje ne Shqiperi si "Grand blue Fafa" edhe "Palace". Gjithashtu edhe berjen pjese te disa emisioneve televizive ne Top Channel. Me vone pas shpernguljes time ne Itali kam pasur eksperienca ne restorante ne Milano "Osteria del Gambero Rosso" Treviglio "Zio Nino" edhe momentalish ne nje nga restorantet me te mira ne Bergamo "Ristorante Gio" ne pozicionin zevendes chef.
Bazat dhe hapat qe mora nga gjimnazi "Hysen Çela" ishin nje faktor shume i rendesishem dhe per krijimin dhe promovimin e librit time te pare te recetave "Art ne kendin e Kuzhines" i cili ka pasur nje sukses.
Faleminderit per njohurite, kohen dhe dashurine qe me keni dhuruar.
Si një ish studente e kësaj shkolle, "betejen" për të studiuar në këtë degë nuk e kisha aq të lehtë por e kisha me shumë pasion.
Mbarova studimet për katër vite në bankat e shkollës " Hysen Çela " në drejtimin që dëshiroja atë të Tekstil Konfeksione, pavarësisht pengesave e vështirësive ja dola të përfundoj me nota shumë të mira dhe me bagazhin e njohurive për të vazhduar më tej.
Për 3 vite u ula ne auditorët e Universitetit Politeknik të Tiranës, aty ku mësova shumë histori rreth modës, tekstilit, dhe disiplinës për të fituar epitetin " Inxhiniere Tekstili". Shumë sfida por sërisht ja dola, me punë, vullnet, por mbi të gjitha pasion, ja dola.
Ja dola të mësoja ato që doja, ato që më vlejtën të arrij ku jam sot.
Prej pothuajse katër vitesh tashmë, pjesë e "Altin Mici Atelier".
Nën statusin "konsulente imazhi "eci drejt ëndrrës time. Ndaj zgjidhni arsimin profesional dhe shkollën "Hysen Çela" për të pasur një të ardhme të sigurtë.
Zgjedhja e arsimit profesional ishte një ndër investimet më te mira qe kam ber per karrieren time. Ne shkollen "Hysen Çela " studiova ne degen "Hoteleri Tourizem ". Me njohurit qe mora ne shkoll dhe me eksperiencat e marra ne bizneset ku une punova u bera nje profesionist.Hapa nje biznes "Pizza Time " ne qytetin e Beratit ne fillim ishte pak e veshtir por me keshillat qe kisha marr dhe me eksperiencat qe kisha kaluar ja arrita qellimit tim. Pas nje perjudhe 2 vjeçare te sukseshme ne biznesin tim shkova dhe ne Gjermani ku punova ne shume restorante duke u ngritur profesionalisht dhe duke mesuar me shume ne fushen e kulinarise.Hapi i rradhes ishte hapja e restorantit tim ku sebashku me nje mik e realizuam deshiren tone dhe e them me bindje qe ishte zgjedhja e duhur pasi me beri profesionist dhe biznesmen. Une endrren time e realizova. I sugjeroj gjithe te rinjve qe te ndjekin arsimin profesional qe nje dite te arrijne ENDERREN E TYRE. Mirenjohes dhe falenderues gjithe jeten per kohen, perkushtimin dhe njohurit qe me keni mesuar.
Rrugëtimi im nisi në bankat e shkollës së mesme profesionale "Hysen Cela" në Durrës, ku studiova 4 vite në degën e Tekstil - Konfeksion.
Duke ndjekur ëndrrën time unë përfundova 4 vite me
rezultate shumë të mira.
Më pas fillova bachelorin në degën e "Administrimit Publik" në Universitetin "Aleksander Moisiu" ne Durres, ku dhe u diplomova.
Të gjitha njohuritë e fituara ndër vite më ndihmuan që të fitoja një bursë për të studiuar një simester në një ndër Universitet më të mira të Europes, Université Cote d'Azur në Nice të Frances.
Aktualisht jam në vitin e parë në master shkencor të degës "Administim Publik".
Tani prej disa muajsh kam hapur një biznes timin "Sizana Skin Care" dhe ndërkohe jam pjese e departamentit të logjistikës në një ndër kompanite më të medha në Shqipëri "Dekoll". Une arrita të bëj ëndrrat e mia realitet dhe të plotësohem profesionalisht.
Arsimi profesional eshte siguri per karrieren dhe te ardhmen.
Ne besojmë që nxënësit :
Me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në shkollën e mesme profesionale “Hysen Çela” ku mbi 400 nxënës kualifikohen
Lajm emocionues për prindërit dhe nxënësit! Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve në zbatim të projektit Momavet organizoi
Njoftim për vend të lirë pune.Kërkohet Specialist në Financë.Afati i APLIKIMIT është deri më datë 17.9.2024 Për më tepër informacioni kontaktoni
Kubi Magjik është një projekt i iniciuar nga nxënësit e Shkollës së mesme teknologjike “Hysen Çela” me tematikë -Eksploro Durrësin.
Ky projekt konsiston në krijimin e fasiliteteve për turizmin dhe turistët që vizitojnë Durrësin dhe në Shqipërinë.
Nëpërmjet websitit www.exploredurres.mystrikingly.com nxënësit e shkollës sonë ofrojnë ekspertizën dhe eksperiencën e tyre për ti ofruar turistëve një guidë turistike për qytetin e Durrësit si asnjë tjetër.
Pikat kryesore të kësaj guide janë:
Ofrimi pa pagesë i guidës turistike në qytetin e Durrësit nga nxënësit e shkollës
Ofrimi i informacionit për pika të ndryshme turistike
Ofrimi i informacionit për facilitete si transporti,hotelet,restorantet etj.
Për të marrë më shumë informacion mund të klikoni linkun më poshtë ose të skanonin QR kodin.
www.exploredurres.mystrikingly.com